Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Demokratët propozuan kërkesat e protestuesve në Kuvend, Taulant Balla ironizon: Kush po e ha bufin për flamingo (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët propozuan kërkesat e protestuesve në Kuvend, Taulant
Foto ilustruese: Taulant Balla, protesta në Tiranë, postimi

Demokratët e jo vetëm, po shfrytëzojnë protestën e qytetarëve duke depozituar kërkesa që ata i vlerësojnë si në interes të qytetarëve, një lëvizje kjo që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Taulant Ballës.

Pasi opozitarët, përfshirë këtu anëtarë të PD-së dhe Partisë “Lëvizja Bashkë”, depozituan në Kuvend të njëjtat kërkesa, socialisti Balla ironizoi duke shkruar se politikanë të opozitës po kërkojnë mbështetje të protestës së flamingove.

Më tej kreu i grupit parlamentar të PS-së ngre pyetjen nëse protesta e organizuar prej 10 ditësh në Tiranë ka për “ambasador” liderin demokrat, Sali Berisha.

Reagimi i Taulant Ballës:

Pas mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, mund ta themi me plot gojën se bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si  flamingo. Zogjtë e bufit na thanë se kanë sjellë në Kuvend propozimet e protestuesve. Madje vetë bufi doli dhe tha se ka shkuar në Bosnje (vende afër - se oqeanin s’e kalon dot) për të kërkuar mbështetje për protestën në mbrojtje të pelikanëve. Pra protesta paska caktuar bufin si “ambasador” për të kërkuar mbështetje. Pyetja që lind: ore po kush e ha bufin për flamingo?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese