Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do të shisnin një pistoletë, arrestohen dy persona nga Lezha në Durrës! Gjendet kallash dhe granata në një banesë në Shijak

Shkruar nga Newsbomb
Do të shisnin një pistoletë, arrestohen dy persona nga Lezha
Momenti i shoqërimit në Komisariat

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të të mbajtjes pa leje, të armëve të zjarrit, ku në pranga kanë përfunduar tre persona.

Policia bën me dije se në pranga kanë dy persona nga Lezha, të cilët do të shisnin një pistoletë së bashku me 2 krehra dhe fishekë. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar ndaj njërit nga të arrestuarit, iu gjet edhe një sasi kanabisi.

Po ashtu është arrestuar një tjetër person nga Shijaku, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Kalibri”. Goditen 2 raste të tjera të mbajtjes pa leje, të armëve të zjarrit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 granatë, 3 krehra armësh, qindra fishekë luftarak dhe sasi Cannabisi.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike, duke poseduar ose shitur armë zjarri, me qëllim kryerjen e ngjarjeve kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

-L. D., dhe A. M., të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të shitur një armë zjarri (pistoletë) me 2 krehra dhe fishekë. Arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit, shtetasit L. D., të cilit iu gjet dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese