Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndihmoi “Mand Dhelprën” për rrëmbimin e Eglant Koçit, Gjykata e Tiranës lë në burg Enea Zyferin! Ende asnjë gjurmë nga 34-vjeçari që dyshohet se është vrarë

Shkruar nga Newsbomb
Ndihmoi “Mand Dhelprën” për rrëmbimin e Eglant
Ilustrim: Vendi i rrëmbimit, autori Armand Shakaj dhe i riu Eglant Koçi

Gjykata penale e Tiranës këtë të mërkurë Enea Zyferin, i cili dyshohet se ka gisht në rrëmbimin e 34 vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej të premtes së kaluar rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është vrarë.

25-vjeçari Enea Zyferi dyshohet se ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka ndihmuar në përkrahje ne autorit pas krimit. Ai ka qenë i punësuar si kamarier në një ambient në pronësi të Armand Shakaj, i njohur ndryshe me nofkën “Mand Dhelpra” dhe ndodhej pranë vendit ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Koçi është rrëmbyer nga 41-vjeçari mesditën e 4 qershorit dhe më pas ka dyshime të forta që i riu është vrarë nga Shakaj, pasi në makinën ku dyshohet se është transportuar, janë gjetur gjurmë gjaku që dyshihet se i përkasin 34-vjeçait.

Ndërsa “Mand Dhelpra” është shpallur në kërkim policor, dhe Policia po bën përpjeke për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit Shakaj, i cili dyshohet se pas rrëmbit të Eglant Koçit, ka vrarë shokun e tij.  Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjën e të riut, ndërsa fatit i tij mbetet ende mister.

Gjithashtu ditën e djeshme u bë me dije se shkak për rrëmbimin e 34-vjeçarit, dyshohet se janë paratë.

U raportua se i riu, kishte në portofolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitetin e Call-Centrave.

Ndërsa ra transaksioni i fundit që ishte kryer i riu para rrëmbimit dhe zhdukjes së tij ka qenë 160 mijë euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese