Detaje të reja kanë dalë në dritë mga operacioni i bluve të Komisariatit numër 4 në Tiranë, i cili “goditi” një aktiviteti të paligjshëm të trafikut të armëve në kryeqytet.
Prej verifikimeve të kryera rezulton se gjashtë personat e përfshirë në këtë fazë të operacionit janë pjesë e dy grupeve të ndryshme kriminale që bashkëpunonin në këtë fushë. Kujtojmë se pesë anëtarë të tjerë të këtyre grupeve ishin arrestuar më parë në flagrancë nga uniformat blu gjatë aksioneve të mëhershme.
Hetuesit kanë arritur të dokumentojnë edhe çmimet që anëtarët e këtij rrjeti aplikonin në tregun e zi për shitjen e armatimit. Ku pistoletat shiteshin me çmime që shkonin deri në 1500 euro, ndërsa armët automatike të llojit kallashnikov kapnin vlerën deri në 2500 euro, në varësi të porosive.
Grupi kriminal ishte i vendosur në disa zona të ndryshme të Tiranës, gjë e cila sillte që aktiviteti të ndryshonte shpesh lokacion duke i shpëtuar kështu vëzhgimit të policisë.
Kujtojmë se Policia ka vënë në pranga Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa Kevin Vila dhe Bledar Avdillari janë shpallur në në kërkim. Më herët mësohet se policia ka vënë në pranga edhe 5 të tjerë, Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa.

