Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shisnin armë zjarri e municion luftarak, blutë e Tiranës “godasin” grupin kriminal! 4 të arrestuar dy të shpallur në kërkim, sekuestrohen pistoleta dhe automatikë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Shisnin armë zjarri e municion luftarak, blutë e Tiranës
Momenti i arrestimit

Një operacion i koduar “Rrjeti” është finalizuar ditën e sotme nga blutë e komisariatit nr. 4 të  Tiranës, prej ku janë vënë në pranga 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia ka vënë në pranga Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa Kevin Vila dhe Bledar Avdillari janë shpallur në në kërkim.

Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar 7 armë zjarri,  4 pistoleta dhe 3 automatikë municion luftarak dhe sende të tjera.

Më herët mësohet se policia ka vënë në pranga edhe 5 të tjerë,  Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa. Ky grup kriminal merrej me sigurimin dhe shitjen e armëve dhe municioneve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion, në Tiranë.

Operacioni i finalizuar nga Komisariati Nr. 4, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 7 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Në vijim këtij hetimi, si dhe në kuadër të operacionit “Rrjeti”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Tiranës, për ndalimin e shtetasve M. V., 35 vjeç, E. M., 25 vjeç, F. Z., 29 vjeç dhe K. B., 32 vjeç.

Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe B. A., 28 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 6 shtetasit e identifikuar gjatë operacionit “Rrjeti”, së bashku me shtetasit e arrestuar më parë, D. J., F. Gj., U. M., L. M. dhe K. M., të organizuar si grup, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese