Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e kësaj të mërkure në Shëngjin. Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas i identifikuar si Kristjan Gjoni.
Ky shtetas është paraqitur në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kjo është ngjarja e dytë e regjistruar në vetëm pak orë në Lezhë, pasi më herët raportuam se një sasi tritoli shpërtheu në një banesë.
“Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave”, njoftoi Policia.
View this post on Instagram
