Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dje doli LISTA me EMRAT, a janë ata organizatorët e protestës? Vjen reagimi nga aktivisti dhe tregon të vërtetën

Shkruar nga Newsbomb
Dje doli LISTA me EMRAT, a janë ata organizatorët e protestës?
Fotomontazh

Aktivisti Rigels Xhemollari ka reaguar pas publikimit të një liste emrash në media dhe rrjetet sociale, të cilët u interpretuan si nismëtarë apo organizatorë të protestës qytetare e cila tanimë ka hyrë në ditën e 11-të të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhemollari ka sqaruar se bëhet fjalë për një proces krejtësisht të ndryshëm nga protesta. Sipas tij, lista e publikuar nuk lidhet me organizimin e protestës qytetare, por me një nismë ligjore qytetare që ka nisur prej katër muajsh dhe synon të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Aktivisti thekson se emrat e përfshirë në këtë nismë përfaqësojnë organizata dhe individë që kanë kontribouar në procese të ndryshme zgjedhore dhe në hartimin e propozimeve konkrete për përmirësimin e standarteve të zgjedhjeve në vend. Si shembull ai ka sjellë kontributin e organizatës “Qëndresa Qytetare” e cila ka propozuar ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj përdorimit të administratës publike dhe burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore.

“SQARIM! Me duhet te bej 1 sqarim per kete listen qe ka dale neper media qe duan ti veshin protestes emra.

Kjo nisma dhe lista nuk ka lidhje me protesten qytetare, eshte nisme ligjore qytetare sipas legjislacionit ne fuqi, qe ka nisur prej 4 muajsh dhe synon ti propozoje parlamentit ndryshime ne kodin zgjedhor qe permiresojne proceset zgjedhore.

Secili nga emrat perfaqeson organizata te ndryshme te cilat kane kontribuar ne zgjedhje, psh Qendresa Qytetare ka propozuar ashpersimin e gjobave per perdorimin e administrates dhe shtetit ne zgjedhje.  Keshtuqe kushdo qe e lidh me protesten dhe kontekstin ju lutem mos i besoni sepse po e keqperdor”, shkruan Xhemollari.

Ky reagim vjen një ditë pasi në rrjetet sociale u publikua organizimi i grupit “Veprimi Qytetar për Demokraci Funksione”, i cili njoftoi krijimin e një Komiteti Përfaqësues me synim për të mbledhur firma qytetare në mbështetje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas njoftimit kjo nismë synon të adresojë çështjet që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Komiteti Përfaqësues i kësaj nisne përbëhet nga Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezarta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello. Megjithatë, sipas sqarimit të bërë nga Xhemollari përfshirja e këtyre emrave lidhet ekskluzivisht me nismën ligjore për reformimin e Kodit Zgjedhor dhe jo me protestën qytetarë që ka qenë në qendër të debatit publik ditët e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese