Policia e Gjirokastrës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me mbytjen e një 15-vjeçari këtë të mërkurë në një pishinë private në fshatin Mashkullorë.
Policia bën me dije se dyshohet se adoleshenti ka pësuar infarkt gjatë kohës që ishte duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për mino renin A.Peçi, i cili raportohet se mund të jetë ndikuar nga uji i ftohtë dhe ka pësuar infarkt.
Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

