Foto nga aksidenti
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Plloçë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Sondazh
Poll
