Foto nga protesta
Edhe këtë të mërkurë janë mbledhur mijëra qytetarë në Tiranë për të protestuar për të 11-ën ditë radhazi kundër projektit në Zvërnec.
Sot është njoftuar një protestë kombëtare dhe u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen tubimit në kryeqytet.
Protestuesit janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, ashtu si edhe në ditët e mëparshme, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku janë pozicionuar para Kryeministrisë.
Qytetarët, të pajisur me pankarta në duar kanë nisur protestën, ndërsa si çdo ditë të pranishme janë edhe nëna me fëmijët e tyre.
Sondazh
Poll
