Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protesta në Tiranë kundër investimit të Zvërnecit, “Reuters” transmeton live tubimin

Shkruar nga Newsbomb
Protesta në Tiranë kundër investimit të Zvërnecit,
Foto e proteste

Edhe në ditën e 11-të të protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, media ndërkombëtare Reuters po e transmeton ngjarjen drejtpërdrejt.

Kjo nuk është hera e parë që Reuters i kushton vëmendje kësaj proteste. Edhe në ditët e mëparshme, ajo ka transmetuar zhvillimet live, ndërsa edhe media të tjera ndërkombëtare i kanë bërë jehonë situatës në Shqipëri.

Këtë të mërkurë, mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytet, duke mbushur Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në marshimin drejt Kryeministrisë.

Qytetarët, të pajisur me pankarta në duar kanë nisur protestën, ndërsa si çdo ditë të pranishme janë edhe nëna me fëmijët e tyre.

Protesta në Tiranë kundër investimit të Zvërnecit,
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese