Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në Fier, Edi Rama komentoi sërish protestën e zhvilluar në Tiranë ku mijëra qytetarë prej 10 ditësh zbarkojnë poshtë zyrës së tij.
Duke theksuar se protesta ka marrë elementë politikë, pasi të pranishëm janë dhe anëtarë të partive të reja, Rama theksoi se është brutale t’i kërkosh hesape socialistëve të cilët kanë punuar maksimalisht ndër vite për të bërë një Shqipëri më të mirë.
Po ashtu, kryeministri nënvizoi se nuk është PS, ajo që po shkatërron shpendët, ndërsa nxorri në pas se brenda 10 viteve numri i pelikanëve kaçurrel ka qenë në rritje, e kjo falë ndërhyrjes së qeverisë e cila nuk ka lejuar gjuetinë e shpendëve.
"Pse pelikani kaçurrel vendosi ti lëshojë vezët në Shqipëri? Sepse u ndalua gjuetia për 10 vite. E këtë e dinë të gjithë, të tëra institucionet e organizmat që merren me këtë. Ne kemi inventare se si janë ripërtirë pyjet që ishin bërë territore pa zogj, ku dhe ujqërit u pakësuan.
Ka pasur territore ku dëgjoheshin vetëm sharre nga të katërta anët, trajelerat që dilnin me drurë e shiteshin pa asnjë faturë, pasuroheshin një rrjet i tërë kriminelësh, u desh PS që të ndalonte 10 vite shfrytëzimin e pyjeve" theksoi Rama.
Fjala e Edi Ramës : Ajo që po ndodh sot, jo thjesht se çfarë pon ndodh me një grupim apo menjë sërë njerëzish që i ka bashkuar Bulevardi, duke filluar me një shqetësim legjitim. Më e rëndësishme është se çfarë po ndodh sot me Shqipërinë e pse vendi po përdoret nga njerëz që të jeni të sigurt se nuk është se kanë ndonjë dhimbje se ndonjë dhimbje se çfarë do të ndodhë me flamingot e Zvërnecit, apo se janë të interesuar për Shqipërinë.
Sot jemi qendër e një sërë përplasjesh, thënë kjo nuk po them që njerëzit që dali atje janë agjentë spiunë të futur nga forca të errëta, por përveç një pjese të mirë aty që janë politikanët e partive të reja që u vjetruan shumë më shpejt. Atyre ju duket sikur bota është me ta, sikur gjitha ai sistem mediatik në Amerikë por dhe Europë janë në kulmin e një simpatie që këta njerëz po luftojnë për vendin e atdheun e tyre, Kush e mendon kështu gënjen veten në mënyrë naive.
Shqipëria këtu ka qenë dhe çështjet e mjedisit, natyrës dhe kafshëve ka pasur, madje shumë të rënda. Shqipëria ka qenë vendi si në asnjë vend të Europës, deri kur ne kemi ardhur në detyrë bëhej turizëm gjuetie. Kishe një sistem të tërë për të sjellë turist me çifte, maniakë ndërkombëtarë nga vendet përreth dhe vendet e tjera, siç bëhen sot toure dhe guida, asokohe ishte turizmi i vrasjes ilegale i shpendëve dhe kafshëve në Shqipëri.
Po të ishte ky pasion kaq i shprehur, unë dyshoj se ata janë aty për ambientin. Do kishim parë një grup njerëzish që visheshin si flamingo duke thënë se janë zhdukur. Nuk kishte flamingo ë Shqipëri dhe kjo është faktike, sepse gjuetia e egërsirave që vinin nga vendet e tjera të çifteve, kishte bërë që të gjithë lagunat tona, Karavasta ku pelikani kaçurrel u masakrua, është rikthyer për të nxjerrë vezë shumë më pas. Sot ne kemi një regjistër të gjithë popullsisë së shpendëve dhe kafshëve në Shqipëri. Është shumëfishuar nga koha që ne mbajtëm regjistrin.
Pse pelikani kaçurrel vendosi ti lëshojë vezët në Shqipëri? Sepse u ndalua gjuetia për 10 vite. E këtë e dinë të gjithë, të tëra institucionet e organizmat që merren me këtë. Ne kemi inventare se si janë ripërtirë pyjet që ishin bërë territore pa zogj, ku dhe ujqërit u pakësuan.
Ka pasur territore ku dëgjoheshin vetëm sharre nga të katërta anët, trajelerat që dilnin me drurë e shiteshin pa asnjë faturë, pasuroheshin një rrjet i tërë kriminelësh, u desh PS që të ndalonte 10 vtie shfrytëzimin e pyjeve.
Të mblidhesh sot e të kërkosh hesap për një projekt, është legjitime. Por hesapi kërkohet duke u ulur e të marrin transparencën që kërkojnë. Ka një minimum jetik nëse ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin, biodiversitetin, flamingot. Minimumi jetik është të nxjerrësh një grup njerëzish e të thuash ulu, se këta janë njerëz, ekspert që e dinë se çfarë flasin.
Ti nuk mund të vish e të bësh teknikën që e njoh, me negociata që të largohem. Nëse je në protestë për flamingot, nuk ka hesap që të largohet qeveria, të vish sot e të kërkosh hesap brutal një qeverie që e ka bërë Shqipërinë, e ka futur në mbrojtje.



