Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Është mirë të ndahet ambientalizmi nga qorrollapizmi", Rama në Fier: Patriotizmi është e vërteta, jo "llajket"

Shkruar nga Newsbomb
"Është mirë të ndahet ambientalizmi nga
Kryeministri Edi Rama në Fier

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitetin për 35-vjetorin e PS në Fier ku tha se patriotizmi nuk ka lidhje me “lajket” apo me gjeste boshe, por me të vërtetën dhe me mbrojtjen e dinjitetit të vendit.

"Çfarë është ky patriotizëm? Bernie Sanders nuk e di a e dinte ku binte Shqipëria para disa ditësh reagimi i tij nuk ka të bej fare me Shqipërinë por me pjesët që i interesojnë atij.

Mos u bëni patriotë që t'i ikni i të vërtetës, nëse ka një gjë patriotike është e vërteta.

Kur i del për Zot vendit tënd ta bësh këtë duke pasur parasysh që dinjiteti  i vendit tënd të mos cënohet, mos gënje, por mos thuaj gjëra te pavërteta."- tha Rama.

Rama ironizoi pjesëmarrjen në protesta, duke përmendur edhe raste personale, dhe theksoi se Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për të ndjekur të tjerët.

"Njërit nga Partia Socialiste i kishte ikur e dashura në proteste, atje do i mar "lajket" unë tha.

Patriotizmi nuk ka lidhje me "lajket", Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për t'i shkuar nga mbrapa të tjerëve. Deri në 12 qershor që kemi festën e madhe është mirë që të mbyllet kjo bisedë edhe të ndahet ambientalizmi nga "qorrollapizmi".- vijoi ai.

Ai u shpreh krenar për mbrojtjen e lumit Vjosë, por kritikoi faktin që lumenjtë e tjerë janë “zbutur” dhe se kjo pengon zhvillimin e turizmit e ekonomisë.

"Ne jemi shumë krenar që e mbrojtëm Vjosën, por thonë lumi i fundit i egër, po lumenjtë e tjerë pse i zbutën këta? Këta duan që Fieri të mos ketë kurrë dalje në det, që të mos ketë kurrë një destiancion që të vijë e gjithë bota."- tha Rama.

Rama tha se Shqipëria duhet të ketë destinacione turistike të fuqishme, siç kanë Austria dhe Zvicra, dhe se nuk mund të mbetet prapa me njerëz që “iknin me bukë me vete”.

"Këta duan që Austria edhe Zvicra të vazhdojnë të presin lek me turizmin malor, ndërsa këtu jo. Po mirë kush do t'i bëj këtu zhvillimet dhe si do të rriten te ardhurat këtu, me ata që ikin me bukë me vete."-vijoi ai.

Ai pyeti pse protestat bëhen në Tiranë dhe jo në Vlorë, duke theksuar se Zverneci është pjesë e Vlorës dhe duhet të mbrohet nga vetë qytetarët e saj.

"Pse protestojnë në Tiranë edhe nuk proteston Vlora se ne fund të fundit Zverneci është i Vlorës, pse nuk del Vlora, edhe kur them që duhet të dilte Vlora nuk e kam për ballistët e mbetur ne Vlorë, se edhe një ballist qe kishin e sollën në parlament në Tiranë, për të marrë "llajke"."- tha Edi Rama gjatë fjalës së tij në Fier.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese