Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar pasditen e kësaj të marte se SHBA “do të sulmojë shumë ashpër” Iran, duke rritur ndjeshëm tensionet mes dy vendeve.
I pyetur nga gazetarët për deklaratën e tij të mëparshme se Irani “do të duhet të paguajë çmimin”, presidenti amerikan u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sot veprime ushtarake.
“Ne do t’i sulmojmë ata, do t’i sulmojmë shumë ashpër”, tha Trump, raporton skynews.
I pyetur nëse po nënkupton rifillimin e bombardimeve, ai pohoi duke thënë se pas ngjarjes së fundit me goditjen e helikopterit, amerikanët kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë.
“Ne i goditëm fort dje dhe do t’i godasim sërish fort sot, në rast se e keni humbur, në rast se nuk e keni ndezur televizorin”, tha Trump.
Duke folur për negociatat, presidenti amerikan u shpreh se Irani duhet të nënshkruajë një marrëveshje të re, duke theksuar se ajo do të ndalonte përfundimisht zhvillimin e armëve bërthamore.
“Duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen. Është një marrëveshje e mirë”, tha ai, duke shtuar se ajo parashikon që Iran të mos ketë kurrë armë bërthamore.
NOW: Trump:
— Clash Report (@clashreport) June 10, 2026
We are going to hit Iran hard today. pic.twitter.com/He6ShAC9UM
