Të paktën nëntë persona u vranë dhe njëzet e tetë u plagosën në një sulm ajror izraelit në një zonë të populluar në qytetin libanez Tyre.
Mediat raportojnë se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me Benjamin Netanyahun e cila zgjati më pak se një minutë.
"Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, citohet të ketë thënë Trump.
Trump theksoi se diplomacia është në fazën përfundimtare të arritjes së një marrëveshje me Iranin dhe si rrjedhim luftës në Lindjen e Mesme po i vjen fundi.
Ai tha se Izraeli dhe Irani janë dakordësuar që të mos vijojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe të lënë njëri-tjetrin të qetë.
Të dyja palën kanë vendosur të ndalojnë përplasjet për të paktën një javë.
“Ai pësoi një goditje dhe u kundërpërgjigj, dhe nuk mund ta fajësoj për këtë. Por tani kanë vendosur ta ndalin këtu. Kështu që thjesht do ta lënë njëri-tjetrin të qetë edhe për rreth një javë”, u shpreh Trump.
Gjithashtu ditën e djeshme një helikopter sulmues Apache i Ushtrisë Amerikane u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit, ku dy anëtaret e ekuipazhit shpëtuan.
Trump bëri përgjegjës Iranin për këtë incident dhe tha se SHBA do të kundërpërgjigjet ndaj këtij veprimi.
Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi Iranin për këtë incident, teksa kërcënoi se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen ndaj këtij veprimi.
