Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Nxjerrin emigrantët nga shtëpitë!” Plasin protestat raciste në Irlandën e Veriut, DIGJEN banesa dhe automjete

Shkruar nga Newsbomb
“Nxjerrin emigrantët nga shtëpitë!” Plasin protestat
Protestuesit

Zona të ndryshme të Iralndës së Veriut janë përfshirë në një valë protestash dhe incidentesh gjatë mbrëmjes së djeshme, kjo pas arrestimit dhe akuzimit të një 30-vjeçari sudanez për tentativë vrasjeje lidhur me një sulm me thikë të ndodhur në Belfast, ku një person mbeti i plagosur rëndë.

Më e tensionuar situata u paraqit në Belfast, ku protestat degraduan në akte vandalizmi dhe zjarrvënie. Në zonen e Neëtoënards Road në lindje të qytetit, protestuesit i vunë flakën një autobusi dhe disa shtëpive aty pranë.  Shërbimet e emergjencës ndërhynë për të shpëtuar një familje që ndodhej brenda një prej shtëpive të prekura nga zjarri.

Incidente të ngjashme u raportuan edhe në veri të Belfastit, pranë Crumlin Road, ku disa banesa u sulmuan dhe u dogjën. Sipas pastorit Jack McKee, i cili ndodhej në vendngjarje, familje me origjinë afrikane u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Po nxirren nga shtëpitë e tyre, po sulmohen dhe po u thyhen dritaret vetëm sepse janë me ngjyrë. Janë njerëz të mirë dhe pjesë e komunitetit prej shumë vitesh”, deklaroi ai.

Edhe në zona të tjera të vendit u përhap dhunë, pasi disa automjete u dogjën në  Neëtoënabbey, një makinë policie u shkatërrua nga flakët në Portadoën, ndërsa një berberhane turke u sulmua në Ballyclare.

Ndërsa në disa qytete të tjera protestat u zhvilluan në mënyrë paqësore. Ngjarjet janë dënuar ashpër nga drejtuesit politikë të Irlandës së Veriut. Kryeministrja Michelle O’Neill e cilësoi dhunën si “banditizëm të hapur” dhe dënoi sulmet ndaj familjeve. “Grupe burrash të maskuar që djegin familjet në shtëpitë e tyre nuk janë asgjë tjetër veçse frikacakë të neveritshëm”, deklaroi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese