Foto nga Libani
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një zonë të populluar të qytetit jugor libanez të Tyres.
Sipas raportimeve, edhe 28 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet. Goditja ndodhi menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi për banorët e qytetit.
Më vonë, autoritetet izraelite publikuan urdhra të tjerë për zhvendosje të detyruar, ndërsa sulmet vdekjeprurëse në jug të Libanit vazhdojnë.
Këto zhvillime vijnë pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve të Donald Trump për ndërprerjen e sulmeve.
Sondazh
Poll
