Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belfast, ku një burrë me origjinë sudaneze u arrestua pasi u përpoq t’i priste kokën një burri irlandez në mes të rrugës. Policia po heton rrethanat e incidentit dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist, megjithëse deri tani nuk ka prova të qarta për këtë.
Sipas pamjeve të filmuar nga kalimtarët, autori shihej i ulur mbi viktimën, duke mbajtur një thikë, ndërsa irlandezi i mbuluar me gjak përpiqej të shpëtonte.
Disa qytetarë ndërhynë me shkopinj dhe arritën ta largonin sulmuesin, duke i shpëtuar jetën viktimës. Ai ndodhet në gjendje kritike me plagë të thella në qafë, sy, fytyrë dhe shpinë, për shkak të humbjes së madhe të gjakut.
Ngjarja u përshkrua nga dëshmitarët si “diçka nga një film horror”. Politikanët e cilësuan sulmin “barbar” dhe “mesjetar”. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar falënderoi qytetarët që ndërhynë. Gavin Robinson kërkoi që qeveria të marrë masa kundër imigracionit të pakontrolluar, duke paralajmëruar për rrezikun e mungesës së integrimit.
Kryetarja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, tha se sulmi ngre pyetje mbi sigurinë e kufijve dhe kërkoi që policia të sqarojë ngjarjen sa më shpejt. Matteo Salvini reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur ngjarjen “monstruoze dhe shqetësuese” dhe kërkoi “tolerancë zero për barbarinë”.
