Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çim Peka jep LAJMIN: SHBA heq sanksionin "non grata" për Sali Berishën, është ZYRTARE

Shkruar nga Newsbomb
Çim Peka jep LAJMIN: SHBA heq sanksionin "non grata" për
Sali Berisha

Një lajm që prej javësh qarkullonte në korridoret e selisë blu është bërë publik mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas pretendimeve të bëra publike nga gazetari Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha nuk rezulton më i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Peka ka deklaruar se autoritetet amerikane kanë njoftuar zyrtarisht se Berisha nuk është më pjesë e listës së personave të shpallur “non grata”.

“Zyrtare, Sali Berisha nuk eshte me i sanksionuar. SHBA e njofton zyrtarisht qe nuk eshte me nongrata. E drejta zhytet por nuk mbytet!

Rrini te vemendshem per me shume ne vazhdim”, shkruan Peka.

Megjithatë, konfirmimi përfundimtar pritet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë, të cilat sipas burimeve pritet të reagojnë zyrtarisht gjatë orëve në vijim.

Çim Peka jep LAJMIN: SHBA heq sanksionin "non grata" për
Reagimi i gazetarit Çim Peka

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese