Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Karakaçi i përgjigjet Shehajt në interpelancën për rastin “Thumanë-Kashar”: Edhe për segmente të tjera do të ndiqet i njëjti model konçesionar

Shkruar nga Newsbomb
Karakaçi i përgjigjet Shehajt në interpelancën për
Enea Karakaçi, minister i Infrastruktures dhe Energjise

Është zhvilluar në seancën e sotme plenare një interpelancë mes deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, në lidhje me autostradën Thumanë-Kashar.

Në përgjigje të Shehajt, ministri Karakaçi ka sqaruar mënyrën se si ka funksionuar dhënia me konçesion e këtij aksi të cilin e cilësoi si një ndër më të rëndësishmit e vendit.

“Është një nyje shumë e rëndësishme tranziti, edhe është një lajm i mirë fakti që është ndërtuar në kohë.  Pasi është bërë një investim prej 1 miliardë euro, ndërsa të ardhurat e pritshme nga operimi i këtij aksi janë vlerësuar në 1.3 miliardë euro në 35 vite.

Shteti shqiptar nuk paguan për ndërtimin e veprës”, u shpreh ai.

Duke shtuar më tej se: “Siç e referova kjo vepër është funksionale për të gjithë banorët që e përdorin, jo nga ata që nuk e përdorin, ata që nuk e përdorin nuk paguajnë për të.  Edhe kontratat për segmentet e tjera të segmentit blu do të ndjekin të njejtim model konçesionar.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese