Këtë të enjte GJKKO ka marrë vendimin sa i përket 14 persona që morën pjesë në luftimet në Siri, e njohur ndryshe si lufta e xhihadit. Ata u akuzuan për terrorizëm dhe për luftime në shtet të huaj.
Bhët fjalë për 14 të akuzuarit: Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto dhe Erdet Korro.
Në vendimin e marrë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, dënimet më të mëdha i kanë marrë Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca, të cilët do të qëndrojnë në qeli për 10 vite.
Po ashtu me 5 vite u dënua edhe i mituri Enes Kaca.
Vendimet:
Për Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 9 nëntë vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 dhjetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 9 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me pesë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me dy vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 5 vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj me 4 katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Taushani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ali Balliu për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 7 shtate vjet burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim.
* Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nënte vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Nertil Hysenllari për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ledio Mehmeti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nënte vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdet Korro për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tetë vjet burgim.
