Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Desh i morën jetën pasditen e 7 qershorit të riut Kevi Lazaj, dy personat e shpallur në kërkim lihen prapa hekurave (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Desh i morën jetën pasditen e 7 qershorit të riut Kevi Lazaj, dy
Pamje nga vendngjarja

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjeçarin Turi Aligjoni i cili akuzohet për plagosjen e 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje e ndodhur pasditen e 7 qershorit në Vlorë.

Sipas dokumentit të siguruara nga burimet, mësohet se gjykata ka vendosur të lërë në qeli dy personat e shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, Turi Aligjonin dhe Dritan Çelajn, të cilët "dolën në pah"pas ngjarjes së ndodhur pasditen e 7 qershorit në qytetin bregdetar.

Referuar dokumentit të siguruar nga burimet, Aligjoni akuzohet si autor i plagosjes me armë zjarri të një 27-vjeçarit në Vlorë. 

“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se, pas një konflikti ndërmjet shtetasve T. A., 55 vjeç, dhe K. L., 27 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. L.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. A., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi K. L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", njoftoi policia në lidhje me ngjarjen e 7 qershorit.

Dy të arrestuarit, Turi Aligjoni dhe Dritan Çelaj akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al, gjatë operacionit policor të zhvilluar paraditen e 9 qershorit, u arrestua shtetasi T. A., 55 vjeç, i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të 26 vjeçarit.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në një lokal në fshatin Vranisht, policia goditi një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili dyshohet se vepronte në qytetet e Vlorës dhe Fierit.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit F. Sh.(A.), 52 vjeç, N. D.(Q.), 50 vjeç, M. B., 35 vjeç dhe A. D. alias A. Th. alias I. D., 51 vjeç, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Lecce, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Në të njëjtin ambient u konstatua edhe shtetasi D. Ç., 48 vjeç, i shpallur në kërkim kombëtar.

Nga operacioni, policia sekuestroi 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete.

Ndërsa ditën e sotme, Gjykata e Vlorës vendosi që t’i linte prapa hekurave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese