Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi me armë 26-vjeçarin, Gjykata e Vlorës lë në burg anëtarin e dyshuar të grupit kriminal (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me armë 26-vjeçarin, Gjykata e Vlorës lë në
Gjykata e Vlores

Gjykata e Vlorës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin 55-vjeçarin Turi Aligjoni, i cili dyshohet të jetë autori që plagosi me armë zjarri disa ditë më parë një 26-vjeçar në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të lagjes “24 Maji”.

Kujtojmë se 55-vjeçari ra në pranga dy ditë më parë, gjatë një aksioni për goditjen e një grupi kriminal, pjesë e të cilit dyshohet të jetë edhe ai, prej këtij aksioni ranë në pranga po ashtu pesë persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Renata Koçaqi, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Plagosi me armë 26-vjeçarin, Gjykata e Vlorës lë në

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese