Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Flamingo temuje!” Zhupa tha se demokratët reaguan para qytetarëve për investimet, Balla e ironizon: Dilni në protestë ku thërritet “Berisha në burg”

Shkruar nga Newsbomb
“Flamingo temuje!” Zhupa tha se demokratët reaguan para
Taulant Balla, Ina Zhupa

Seanca e sotme plenare ka nisur me fjalën e demokrates Ina Zhupa e cila komentoi protestat e qytetarëve duke shtuar se demokratët kanë reaguar kundër investimeve para se të grumbulloheshin me mijëra njerëz në shesh.

Duke theksuar se demokratët ashtu si shumë qytetarë, kërkojnë një Shqipërë më të mirë, Zhupa theksoi se partia ku ajo bën pjesë do të vazhdojë të reagojë krah qytetarëve.

“Para se të niste kërkesa qytetarë ishte kërkesë e parlamentit europian. Qindra mijëra në shesh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe shfuqizimin e atyre. Nëse besoni se mandati juaj vjen nga qytetarëve, përgjigjuni atyre. 

Si po e shikoni, cdo ditë e më të vendosur, ata janë do ditë aty për të kërkuar shëndet e qeveri. Kjo makutëri duke shkelur interesin publik, e brezave të rinj, e fëmijëve të ardhshëm. Fëmijët, brezi i pafajshëm, duan një Shqipëri më të mirë se ajo që është sot. Duan një Shqipëri më të mirë për në Bashkimin Europian. Mbi të gjitha e para së gjithash jemi shqiptarë” tha Zhupa.

Në replikën e bërë nga foltorja e Kuvendit, Balla i kujtoi Zhupës se po i bashkohen  një proteste ku kërkohet që Berisha të përfundojë në burg, ndërsa i ironizoi demokratët duke i cilësuar si flamingo temuje, një moment që u shoqërua me të qeshura.

“Ishte një fjalim i një flamingoje nga temu. Keni filluar të sillemi si flamingo. Me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar, bëni zhurmë sa të doni, shkoni dhe në protestë po  deshët, vidhuni dhe protestën” iu përgjigj Balla-Zhupës.

Pjesë nga replika Zhupa-Balla

Ina Zhupa: Para se të niste kërkesa qytetarë ishte kërkesë e parlamentit europian. Qindra mijëra në shesh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe shfuqizimin e atyre.

Nëse besoni se mandati juaj vjen nga qytetarëve, përgjigjuni atyre.

Si po e shikoni, cdo ditë e më të vendosur, ata janë do ditë aty për të kërkuar shëndet e qeveri. Kjo makutëri duke shkelur interesin publik, e brezave të rinj, e fëmijëve të ardhshëm. Fëmijët, brezi i pafajshëm, duan një Shqipëri më të mirë se ajo që është sot. Duan një Shqipëri më të mirë për në Bashkimin Europian. Mbi të gjitha e para së gjithash jemi shqiptarë.

Taulant Balla: Ishte një fjalim i një flamingoje nga temu. Keni filluar të sillemi si flamingo. Me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar., bëni zhurmë sa të doni, shkoni dhe në protestë po  deshët, vidhuni dhe protestën.

Sa i përket projektligjeve që keni sjellë ne jemi kundra, sepse jemi zotuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Një javë më para dolët me bufin e madh dhe thatë se jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve. Investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë 4 miliardë. Zonja sapo citoi tekstin e shtetit të Iranit. “Rama ik” tha zëdhënësi i ministrisë së Iranit. Dakord, po ju farë kërkoni në protestë, i kuptoj ata se atë punë kanë.

Pashë dhe një deputete demokratike që tha ne jemi këtu në protestë kundër sistemi, ku thirret “Sali Berisha, burg!”.

Doli zonja këtu e tha jemi për paketën  e integrimit, sapo u votua ajo, kaloi, nuk kishte votë kundra. Se ju nuk e keni mendjen në mësim. Ne do ta vazhdojmë detyrën tonë për integrimin e vendit sepse nuk kemi jo ditë por as orë për të humbur.

Po ua them në emër të grupit parlamentar, të 4 projektligjet do të rrëzohen dhe projektin në Zvërnec do të vazhdojë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese