Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Vlorë, IMT vijon aksionin për shembjen e objekteve në qendër të qytetit

Shkruar nga Newsbomb
Lirimi i hapësirave publike në Vlorë, IMT vijon aksionin për
Foto nga Vlora

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon punën për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës.

Edhe këtë të enjte, ekipet e IMT-së kanë vazhduar ndërhyrjet për shembjen e objekteve dhe strukturave të evidentuara si zaptuese të territorit publik.

Gjatë ditës së sotme, aksioni është përqendruar në qendër të qytetit, ku ka nisur prishja e objekteve që janë ngritur në kundërshtim me ligjin ose kanë zënë hapësira të destinuara për përdorim publik.

Sipas burimeve për media aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të Vlorës, ku janë konstatuar ndërtime pa leje, shtesa të paligjshme dhe zaptime të hapësirave publike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese