Diamantet e sekuestruara
Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetet e mbërritura nga Ankona, Itali, u sekuestruan katër diamante të çmuara.
Në pranga u vu shtetasi Dhionis Dervishaj, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën gurë të çmuar me vlerë rreth 4.400 euro, për të cilët nuk u arrit të përcaktohej qartë origjina.
Po ashtu, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, në bagazhe u zbulua e fshehur një aparaturë elektronike që përdoret për detektimin e metaleve të çmuara. Ndërsa një kontroll i tretë çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike.
Sondazh
Poll
