Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Emër pa higjienë!” Dea Michelle kthehet në “mollë sherri" në studio, Grida Duma s’ia përton gazetarit: Nuk ta lejoj, do të nxjerr jashtë

Shkruar nga Newsbomb
“Emër pa higjienë!” Dea Michelle kthehet në
Dea Michelle dhe Grida Duma

Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, ku gjatë diskutimit pati një përplasje verbale lidhur me influenceren Dea Michelle.

Gjatë debatit, Mane përdori një shprehje fyese ndaj Dea Michelle, duke e cilësuar atë si “një emër pa higjienë”.

Ndërkohë, moderatorja e emisionit Grida Duma ndërhyri menjëherë, duke i kërkuar të ndalonte gjuhën fyese dhe duke theksuar se një komunikim i tillë nuk mund të lejohej në studio.

“Nuk ta lejoj, është studio ime. Absolutisht jo. Stop, Bled. Do ta heq mikrofonin dhe nuk do e vazhdosh më. Do të të nxjerr jashtë. Top Channel provon talente, t’i ketë gazetarët në protestë”, u shpreh Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese