Bashkimi Evropian do të marrë masa për t'iu përgjigjur më shpejt anëtarëve të rinj që shkelin të drejtat thelbësore dhe parimet demokratike. Këtë kanë kërkuar pesë vende anëtare të BE-së në një kohë kur procesi i zgjerimit po bëhet edhe më urgjent.
Propozimi është bërë nga Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu te cilat kanë rekomanduar që për pjesëtarët e ardhshëm të jenë të pajisura me klauzola mbrojtjeje për të penguar shkeljen e ligjit dhe për të vendosur masa të shpejta, si pezullimi i fondeve apo i së drejtës së votës.
Një tjetër ndryshim i propozuar është që anëtarët e rinj duhet të kenë gjithashtu një të drejtë vetoje të kufizuar për një periudhë të pacaktuar, për të shmangur bllokadat e papritura për vendime të rëndësishme
Kjo vjen pas një përvoje jo të mirë që Bashkimi Evropian pati me Hungarinë, kur Viktor Orban që u rrëzua nga pushteti në prill të këtij viti pas 16 vitesh në detyrë, pengoi disa herë vendimmarrjen e Unionit. Reformat e Orban për të ndryshuar kontrollet dhe balancat e pushtetit renditën një sërë padish ligjore edhe ngrirje të fondeve.
Dokumenti synon të ndikojë në bisedimet aktuale dhe të garantojë që traktati i anëtarësimit të Malit të Zi, të shërbejë si gur themeli për kandidatët e tjerë përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
