Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sali Lushaj iu bashkua protestës së qytetarëve, Balla nxjerr foton e babait të Stresit: Në ’98 dilte me tank, sot ngre zërin për flamingot

Shkruar nga Newsbomb
Sali Lushaj iu bashkua protestës së qytetarëve, Balla nxjerr
Fotot e publikuara nga Taulant Balla

I pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë ishte dhe Sali Lushaj, ish-truproja e Sali Berishës, njëherazi dhe babai i reperit Stresi, detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga socialisti Taulant Balla.

Duke publikuar foton e Sali Lushajt nga protesta e sotme, Balla postoi njëkohësisht dhe poamje nga protesta e armatosur e zhvilluar para Kryeministrisë në 1998 në krye të së cilës ka qenë Sali Berisha.

Në foton e postuar ditën e sotme, Balla sjell në kujtesë se si Sali Lushaj që dikur protestonte me tank në mes të kryeqytetit, sot i është bashkuar një proteste përmes së cilës kundërshtohen investimet amerikane me synim mbrojtjen e flamingove dhe mjedisit.

Postimi i Taulant Ballës: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese