Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alarm në Vlorë, rindizet zjarri në venddepozitimin e mbetjeve urbane, tymi dhe flakët mbulojnë zonën

Shkruar nga Newsbomb
Alarm në Vlorë, rindizet zjarri në venddepozitimin e mbetjeve
Pamje nga vendngjarja

Mbrëmjen e sotme është rindezur zjarri në venddepozitimin e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:00 është konstatuar një vatër zjarri në zonën ku depozitohen mbetjet urbane.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ky nuk është rasti i parë i përfshirjes nga zjarri të venddepozitimit të mbetjeve në Vlorë. Incidente të tilla janë përsëritur herë pas here, duke u kthyer në një burim shqetësimi si për strukturat e emergjencave civile dhe shërbimin zjarrfikës, ashtu edhe për banorët dhe turistët.

Zjarret në këtë zonë kanë shkaktuar në mënyrë të përsëritur çlirimin e sasive të mëdha të tymit dhe gazrave të dëmshëm në atmosferë, duke krijuar rrezik për shëndetin publik dhe atë mjedisor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese