Mbrëmjen e djeshme Vlora u trondit nga një ngjarje e rëndë, nëna 27-vjeçare e dy fëmijëve të mitur, Antika Bylyshaj Velaj ra nga kati i gjashtë i një pallati, duke ndërruar jetë tragjikisht.
Antika, e cila mbylli sytë përgjithmonë në duart e mjekve duke lënë pas dy vegjëlit e saj, do të përcillet nesër për në banesën e fundit. Familjarët lajmërojnë se nisja do të bëhet që nga shtëpia e tyre në orën 12:00, drejt varrezave të qytetit.
Kujtojmë se sipas raportimeve, thuhet se familjarët e saj kanë pasur dyshime se së fundi e reja kishte shfaqur shenja depresioni, por edne nuk ka një zbardhje të plotë të ngjarjes nga autoritetet.
Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të Antikës për humbjen.

