Tre marinarë indianë kanë humbur jetën pasi ushtria amerikane goditi një anije cisternë në Gjirin e Omanit, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të bllokuar transportin detar të lidhur me Iranin.
Këto janë viktimat e para që nga fillimi i bllokadës më 13 prill. Gjatë operacioneve të deritanishme, Shtetet e Bashkuara kanë çaktivizuar tetë anije dhe kanë kthyer mbrapsht më shumë se 100 të tjera.
"Mjerisht, tre detarë indianë që fillimisht u raportuan të zhdukur tani konfirmohen të vdekur pasi trupat janë gjetur dhe identifikuar", tha Ministri Indian i Transportit Detar Sarbananda Sonoëal.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikanë deklaroi se një avion amerikan kreu një sulm preciz mbrëmjen e djeshme në dhomën e motorëve të anijes cisternë të produkteve të naftës Settebello me flamur të Palaut, pasi ekuipazhi i saj "nuk i përmbushi në mënyrë të përsëritur udhëzimet nga forcat amerikane".
