Komanda ushtarake e Iranit deklaroi sot se do të shënjestrojë çdo anije që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi goditi dy anije që po përpiqeshin të kalonin nëpër këtë rrugë ujore strategjike.
“Çdo trafik detar përmes Ngushticës së Hormuzit do të jetë në shënjestër”, tha komanda Khatam al-Anbiya, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. Ajo shtoi se ngushtica tashmë është “plotësisht e mbyllur për të gjitha llojet e anijeve”, pas sulmeve të reja ajrore të SHBA-së kundër Iranit.
Marina iraniane deklaroi se “dy anije që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit u goditën”.
Ndërkohë, autoritetet iraniane deklaruan mbrëmjen e djeshme se kanë fituar një valë të re sulmesh, ndërsa Donald Trump paralajmëroi se do të ketë sulme të tjera.
