Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

"Po ndjek rrugën e Hitlerit!" Erdogan “mesazh” për Netanyahun: Do të ketë të njëjtin fat me tiranët e tjerë

Shkruar nga Newsbomb
"Po ndjek rrugën e Hitlerit!" Erdogan “mesazh”
Erdogan dhe Netanyahu

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ka akuzuar Izraelin dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se kanë përshkallëzuar dhunën në Lindjen e Mesme.

Këtë deklartaë Erdogan i bëri gjatë një aktiviteti me rastin e 158 vjetorin e themelimit të Turkish Red Crescent, ku u shpreh se Izraeli, nën udhëheqjen aktuale, është shndërruar në një burim përçarjeje, paqëndrueshmërie dhe konflikti në rajon.

Presidenti turk u shpreh se ata që, sipas tij, po nxisin gjakderdhjen dhe kaosin në Lindjen e Mesme do të përballen me përgjegjësi për veprimet e tyre. Ai theksoi se vuajtjet e civilëve dhe pasojat humanitare të konfliktit në Gaza nuk do të harrohen dhe se drejtësia ndërkombëtare duhet të veprojë.

“Nën administratën aktuale, Izraeli është bërë një fabrikë që prodhon vuajtje, të ushqyer vetëm nga gjaku dhe lotët, dhe që nuk prodhon asgjë tjetër përveç paqëndrueshmërisë dhe kaosit”, u shpreh ai. 

Më tej ai përdori edhe krahasime historike, teksa tha se udhëheqësit që ndjekin politika autoritare dhe të dhunshme mund të përballen me të njëjtin fat si tiranët e së kaluarës.

“Ata që ndjekin rrugën e Hitlerit nuk duhet të harrojnë se fati i tyre do të jetë si ai i tiranëve të tjerë në histori”, tha Erdogan.

Në përfundim ai theksoi edhe njëherë mbështetjen e Ankarasë për popullin palestinez. Duke u shprehur se Turqia do të vazhdojë të jetë në mbrijtje të së drejtave të palestinezëve dhe të kërkojë përgjegjësi ndërkombëtare për ato që kanë ndodhur në Gaza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese