Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Donald Trump PARALAJMËRON: Sot do ta godasim shumë fort Iranin

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump PARALAJMËRON: Sot do ta godasim shumë fort Iranin
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fuqishme pak minuta më parë në llogarinë e tij në “TruthSocial”, ku shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e sotme do ta godasin shumë fort Iranin. 

Në shkrimin e tij ai detajon se forcat kryesore të Iranit tashmë janë zhdukur, teksa rikujtn “goditjen” e tij ndaj Venezuelës, ku disa muaj më parë arrestoi presidentin Maduro së bashu me bashkëshorten e tij, duke theksuar se tashmë që kjoka ndodhur situata në Venezuelë sipas tij ëhstë shumë mirë.

“Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin (Marina, Forcat Ajrore, Radari, Kundërajrore dhe të gjitha format e tjera të Mbrojtjes së të cilit, së bashku me pjesën më të madhe të aftësive të tij sulmuese, janë zhdukur!), SHUMË FORT SONTE. Në një moment në të ardhmen jo shumë të largët, ne do të marrim ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës, dhe do të marrim kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç kemi bërë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Trump bëri një deklaratë të ngjashme teksa tha se do të godiste një bazë të rëndësishme  luftarake në Iran, mirëpo u tërhoq në moment të fundit pasi bisedimet mes negociatorëve të dy vendeve, u duk sikur po ecnin në rrugën e duhur.

Donald Trump PARALAJMËRON: Sot do ta godasim shumë fort Iranin
Postimi i Donald Trump

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese