Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar deputetët e PD-së, të cilët gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, kënduan në kor thirrjen e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen”.
Në një postim në Facebook, Balla shkruan se në Kuvend është atmosferë botërori dhe ironizon me fjalët “tifogrupi “Bufi zemra jonë” fillon vuvuzelat”.
“Atmosferë botërori! tifogrupi “Bufi zemra jonë” fillon vuvuzelat”, shkruan Balla në Facebook.
Ndërsa ajo që tërheq vëmendje në postimin e Ballës, është një koment që e pyet në lidhje me deklaratat e tij për kryedemokratrin Sali Berisha se nuk e ka kalon dot oqeanin.
“Z.Balla tkam pyt te postimet paraardhse se shkruaje se kalon dot oqeanin, te pyeta po kur ta kaloj ca do thuash, sme ktheve pergjigje po tani do pergjigjesh?’, shkruan komentuesi.
Ndërsa Balla i përgjigjet: “po Klevis kur ta kaloje”.
