Gazetari Bledi Mane ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me një postim ironik, i cili është marrë si një thumbim ndaj Dea Mishel.
Përmes një statusi në Facebook, Mane rikujtoi periudhën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke treguar se gjatë qëndrimit atje ishte përballur me praninë e një miu në ambientet e banimit.
“Na çau miu në shtëpinë e Big Brother. Mungesa e higjenës e kishte detyruar brejtësin të bënte fole te krevati përballë meje. Atje flinte një bjonde e sforcuar që sot si mi i avitet protestës. Mbajeni larg se është ters!”, shkruan ai.
Reagimi i gazetarit vjen pas përplasjes së ndodhur një natë më parë në emisionin e Grida Dumës, ku ai hodhi akuza ndaj Deas.

