Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shakira "ndez" atmosferën, nis zyrtarisht Kupa e Botës 2026! Luhet ndeshja e parë Meksikë-Afrikë e Jugut

Shkruar nga Newsbomb
Shakira "ndez" atmosferën, nis zyrtarisht Kupa e Botës 2026!
Këngëtarja Shakira

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka nisur festën më të madhe të futbollit ndonjëherë në Kupën e Botës, përpara ndeshjes së parë të vendit bashkë-organizator, Meksikës, kundër Afrikës së Jugut sonte.

Bukuroshja kolumbiane dhe reperi nigerian Burna Boy performuan himnin e ri të turneut “Dai Dai”, ose “Le të shkojmë”, duke paralajmëruar pesë javë futbolli superyll.

Dyshja së bashku me një trupë valltarësh, kërcyen rreth një Kupe Bote gjigante të artë në qendër të stadiumit ikonik Azteca të Meksikos, ndërsa fishekzjarrët mbushën ajrin.

Shakira me flokë të ndezur, e veshur me një minifund me ngjyrat e verdha dhe të bardha të ekipit të saj kombëtar – po performonte himnin e saj të dytë të futbollit pasi Ëaka Ëaka mahniti Afrikën e Jugut në vitin 2010.

Dyshja e yjeve të muzikës dha një performancë mahnitëse, ndërsa kolumbianja ndriçoi arenën me lëvizjet e saj karakteristike të energjisë dhe vallëzimit, duke i çmendur tifozët.

Më pas të gjithë lamujt e të gjitha shteteve pjesëmarrëse u "valvitën" njëri pas tjetrit, duke dhënë mesazhin e unitetit dhe bashkimit mes kombeve në një ngjarje kaq të rëndësishme për globin.

Një simbolikë e veçantë, pasi FIFA e ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e krijimit të urave si gjuha e duhur për të forcuar bashkëpunimin dhe "prestigjin" në këtë arenë "mitike".

Kjo është hera e parë që Kupa e Botës është pritur në tre vende.

SHBA-të do të presin pjesën më të madhe të ndeshjeve, përfshirë finalen në stadiumin MetLife në Neë Jersey më 19 korrik.

Dhe Amerika është gati të sjellë shkëlqimin dhe elegancën për konkursin, i cili konsiderohet të jetë më ekstravaganti që bota ka parë ndonjëherë.

Tre ceremonitë e hapjes do të prodhohen nga regjisori kreativ italian Marco Balich, truri ideator i shfaqjeve në Kupën e Botës në Katar 2022 dhe Lojërat Dimërore në Milano Cortina .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese