Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë, REUTERS transmeton live nga Tirana protestën madhështore të qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve në
REUTERS transmeton live nga Tirana protestën madhështore të qytetarëve

Reuters, një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë, është duke transmetuar drejtpërdrejt nga Tirana, për 10 milionë ndjekësit e saj anë e mbanë globit, protestën qytetare e cila ka hyrë sot në ditën e 12-të.

"Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar të mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një pjesë të ndjeshme ndaj mjedisit të bregdetit Adriatik", shkruan Reuters.

Siç shihet dhe nga pamjet e drejtpërdrejta, pjesëmarrja e qytetarëve në këtë protestë që po shndërrohet historike dhe ka zgjuar mbarë popullin tonë, është madhështore duke pritur në gjirin e saj qindra shqiptarë që kanë udhëtuar nga diaspora.

I ashtuquajturi "Revolucion i Flamingove" është bërë zëri dhe shpresa e mijëra qytetarëve që ndodhen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa mijëra të tjerë, në mos miliona, i japin shpërndarje masive në rrjetet sociale.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese