Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Festa e 35-vjetorit të PS-së, Rama komenton protestën: Edhe unë do dilja, mendojmë njësoj për mjedisin! Investimi në Zvërnec, i nevojshëm për ekonominë

Shkruar nga Newsbomb
Festa e 35-vjetorit të PS-së, Rama komenton protestën: Edhe
Kryeministri Edi Rama

Në 35-vjetorin e PS-së, Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën që po mbahet në Tiranë për projektin e Zvërnecit. Për këtë të fundit, Rama tha se është i nevojshëm për ekonominë e vendit tonë.

Ndërsa sa i përket protestuesve, ai theksoi se mendojnë njësoj për mjedisin.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se të njëjtën ndjesi do të kishte provuar edhe vetë nga apokalipsi dixhital që do ta kishte shtyrë të dilte edhe vetë në protestë.

Rama: Puna e solli që në muajin e ditëlindjes së kësaj familjeje për Shqipërinë, një numër i konsiderueshëm njerëzish të dilnin mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe të merrnin zotërimin e Bulevardit të Tiranës.

Protesta nisi me zemërimin e drejtë, por u shndërrua në një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulimin e një investimi që do të ndikojë në ekonominë dhe gjendjen sociale të vendit, duke futur 4 miliardë euro në një ekonomi me një volum sa 1/7 e buxhetit të vendit tonë, dhe dy herë më shumë se investimet e huaja në vitin e shkuar.

Edhe unë, po të isha një qytetar që ndikohet nga rrjetet sociale, duke parë turbullirat e gjysma të vërtetave të fryra në çdo minutë në kanalet online, dhe lloj-lloj fotosh,pelikanë të ngordhur, gradacela mbi lagunën, tabela kufiri e Izraelit, , i llahtarisur nga gjithë ai apokalips dixhital, do të dilja edhe unë në Bulevard.

Do të dilja edhe unë duke parë që e gjithë bota u zgjua nga një ankth dhe u bashkua kanal më kanal për të shpëtuar vendin tim nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbër, vrastartë për njerëzimin.

Dhe pa diskutim, si u shpall falja e një ishulli të Shqipërisë dhe një toke të mbrojtur, kjo do të më dukej si e paktën gjë që mund të ndodhte. Ma ka mësuar kjo punë që të futem në këpucët e tjetrit, madje edhe në mesin e asaj turme, një grup njerëzish.

Por e vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo tjetër nuk është si duket nga Bulevardi, përkundrazi, edhe unë mendoj për burimet dhe mjetet. Qyshse kam shkelur në detyrën e parë në shtet si ministër, kam bërë gjithçka që kam mundur kundër pisllëkut dhe për pastërtinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese