Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha tha se protestuesve iu hodhën lëndë kimike, ish-nënkryetari i PD-së shpërthen ndaj tij: Broçkulla, me këto deklarata PD do të mbetet gjatë në opozitë

Shkruar nga Newsbomb
Berisha tha se protestuesve iu hodhën lëndë kimike,
Edmond Spaho dhe Sali Berisha

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka cilësuar si "broçkulla" akuzat e kryedemokratit Sali Berisha ndaj Policisë së Shtetit. Berisha pretendoi se gjatë përplasjeve me protestuesit efektivët kanë përdorur lëndë kimike.

Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se të pretendosh se ndaj protestuesve janë përdorur lëndë kimike të ngjashme me ato që përdoren në luftë do të thotë jo vetëm të kesh humbur sensin e realitetit, por edhe të gënjesh me qëllim.

"Prodhimi i armeve kimike dhe perdorimi i tyre ne fushe beteje jane ndaluar me traktate nderkombetare, pale te perdoren ne protesta si ajo ne Tirane.", thekson ai në postimin e tij.

Po ashtu, ish-zyrtari i lartë demokrat nënvizon se me deklarata të tilla Partia Demokratike do të mbetet në opozitë edhe për një kohë të gjatë.

Postimi i plotë:

Prandaj PD eshte bere e pabesueshme per qytetaret dhe ata nuk e mbeshtesin.

Te thuash qe u perdoren kunder protestuesve lende kimike si ato qe perdoren ne lufte do te thote jo vetem te kesh humbur sensin e realitetit por te genjesh me qellim.

Prodhimi i armeve kimike dhe perdorimi i tyre ne fushe beteje jane ndaluar me traktate nderkombetare, pale te perdoren ne protesta si ajo ne Tirane.

Deshira per te ardhur ne pushtet eshte e madhe por ne pushtet nuk vihet duke thene mbrockulla dhe nese PD ka gjetur kete si rruge te mundeshme, ka per te mbetur edhe per nje kohe shume te gjate ne opozite.

Jo me kot ka dale ajo shprehja koka ben koka peson.

Berisha tha se protestuesve iu hodhën lëndë kimike,
Postimi i Spahos

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese