Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej dhe marshojnë drejt Kryeministrisë, nis protesta e 56-të kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej dhe marshojnë drejt
Podiumi ku mbahen fjalimi i protestës

Ka nisur protesta e 56-të kombëtare! Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skëndërbej dhe më pas janë drejtuar drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të ndalen para Kryeministrisë.

Të pranishëm janë një numër i madh qytetarësh, ku nuk mungojnë as fëmijët dhe pankartat e vecanta.

Prej 56 ditësh qytetarët përsërisin thirrjet për një Shqipëri të re, për largimin e këtij sistemi politik 35-vjeçat.

Protestuesit kanë bërë më herët të ditura kërkesat e tyre dhe presin që ato të plotësohen.

Pas fjalimeve që do të mbajnë pranë Kryeministrisë, qytetarët si çdo mbrëmje do të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit duke shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të bashkohen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese