Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajmet e publikuara në media, biznesmeni Klodian Allajbeu paralajmëron padi në gjykatë: Liria e shprehjes nuk mund të shndërrohet në liri për të shpifur

Shkruar nga Newsbomb
Lajmet e publikuara në media, biznesmeni Klodian Allajbeu paralajmëron
Biznesmeni Klodian Allajbeu

Biznesmeni Klodian Allajbeu ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë në mediat online dhe që lidhen me të dhe aktivitetin e tij profesional. Në një postim në rrjetin social Facebook, Allajbeu shkruan se lajmet e publikuara janë të pavërteta, se nuk është bërë verifikimi i fakteve dhe se nuk është respektuar etika profesionale.

Më tej, sipërmarrësi thekson se liria e shprehjes nuk mund të shndërrohet në liri për të shpifur dhe paralajmëron se do t'i drejtohet gjykatës.

"Për këtë arsye, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar përgjegjësi ndaj autorëve dhe publikuesve të këtyre shpifjeve", thekson ai në postimin e tij.

Allajbeu shton se kjo është mënyra e duhur për të mbrojtur dinjitetin e tij, si dhe reputacionin e kolegëve dhe profesionistëve të ndershëm që, sipas tij, përmenden padrejtësisht në këto publikime.

Postimi i plotë:

Ditët e fundit janë publikuar në disa portale pretendime të pavërteta që lidhen me personin tim, dhe aktivitetin profesional. Dua t’i përgënjeshtroj qartësisht: këto pretendime janë tërësisht të sajuara.

I kuptoj edhe detyrimet e medias për të informuar publikun, por po aq të rëndësishme janë edhe verifikimi i fakteve, respektimi i etikës profesionale dhe i së vërtetës. Liria e shprehjes nuk mund të shndërrohet në liri për të shpifur.

Për këtë arsye, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar përgjegjësi ndaj autorëve dhe publikuesve të këtyre shpifjeve. Besoj se kjo është mënyra e duhur për të mbrojtur jo vetëm dinjitetin tim dhe të familjes sime, por edhe reputacionin e kolegëve dhe profesionistëve të ndershëm që përmenden padrejtësisht në këto publikime.

Kam besim se institucionet do ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe se e vërteta do të dalë në dritë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese