Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të shtunë në fshatin Gjorm, në Bashkinë Kurbin, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Mësohet se i plagosuri është Veron Pasha, i cili është qëlluar në kofshë. Fillimisht, i riu ësht transportuar drejt spitalit nga vëllai i tij, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Bëhet me dije se Pasha po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Ndërkohë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje”, njofton policia.
