Hapësire reklamuese

Aktualitet

Informacioni operativ çon Shqiponjat në lokalin në Shkodër, prangosen tre të rinjtë me armë e drogë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Informacioni operativ çon Shqiponjat në lokalin në
Informacioni operativ çon Shqiponjat në lokalin në Shkodër

Tre të rinj janë arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, pasi janë kapur me armë zjarri dhe droga të llojeve kanabis e kokainë, në një lokal në lagjen "Vasil Shanto" të kryeqendrës së veriut.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar "SIGURIA".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- E. K., 42 vjeç, banues në Shkodër;

- A. I., 18 vjeç, banues në Shkodër;

- I. A., 18 vjeç, banues në Londër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen "Vasil Shanto", në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një doze të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, në momentin e kontrollit, së bashku me shtetasin E. K. ndodheshin shtetasit A. I. dhe I. A., të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu  referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese