Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptari kapet me 11 kilogramë kokainë në Itali, i gjente klientët përmes aplikacioneve online! Identifikohen bashkëpunëtorët

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari kapet me 11 kilogramë kokainë në Itali, i gjente
Kokaina e gjetur

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafik droge, pas një operacioni që çoi në sekuestrimin e mbi 11 kilogramëve kokainë me pastërti të lartë.

Sipas autoriteteve italiane, i arrestuari, me precedentë penalë dhe aktiv në zonën e Bra-s, dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti kriminal të përbërë nga shtetas shqiptarë, të angazhuar si në furnizimin me shumicë, ashtu edhe në shpërndarjen me pakicë të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 11 kilogramë kokainë, e cila korrespondon me rreth 55 mijë doza, me një vlerë tregu prej afro 4 milionë eurosh. Gjithashtu u sekuestruan edhe mbi 15 mijë euro para në dorë.

Hetimi i zhvilluar nga oficerët e antidrogës në Cuneo nisi pas denoncimeve të qytetarëve, përfshirë raportime të bëra përmes aplikacionit YouPol, dhe u mbështet në metoda të avancuara hetimore, si dhe në teknika tradicionale të policisë. Si rezultat, në total janë identifikuar pesë persona, të cilët ndodhen nën hetim.

Sipas hetimeve, anëtarët e grupit kontaktonin klientët përmes aplikacioneve të mesazheve, duke i njoftuar për mbërritjen e sasive të reja të kokainës. Hetuesit kanë dokumentuar se vetëm një prej trafikantëve ka shitur mbi 300 doza droge brenda një jave.

Për të shmangur kontrollet policore, të dyshuarit përdornin automjete të pajisura me vende të fshehta (funde të dyfishta), të përshtatura posaçërisht për transportimin e drogës, ndërsa lëviznin me shpejtësi në provinca të ndryshme të Italisë Veriore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese