Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambulanca në vendngjarje, Nertil Buzi vret veten pas 5 orësh ngujim, vetëm qante dhe nuk pranoi të dorëzohej (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Ambulanca në vendngjarje, Nertil Buzi vret veten pas 5 orësh ngujim,
Ambulanca në vendngjarje, Nertil Buzi vret veten pas 5 orësh ngujim

Nertil Buzi alias Refit Buzi ka vrarë vetën në kodrën e fshatit Kurjan, pas 5 orësh tentativa të Policisë së Shtetit për ta bindur të dorëzohej. Ai ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike pas krimit në Roskovec dhe asaj që i duheshin autoritet, ka ndodhur.

Siç shihet dhe nga kjo pamje e pak momenteve më parë, çdo tentativë e efektivëve të Policisë së Fierit dhe grupit të Forcave Speciale RENEA për ta bindur të hidhte armën dhe të dilte nga makina, fatkeqësisht ka dështuar.

35 vjeçari vrau ish-vjehrrin në orët e para të mëngjesit të sotëm në Roskoves, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën. Megjithatë, kur mbërriti në Kurjan, disa kilometra larg fshatit Vidhishtë, ai e liroi vajzën Rozalinda Plaku dhe u ngujua në makinë.

Ambulanca në vendngjarje, Nertil Buzi vret veten pas 5 orësh ngujim,
Ambulanca në vendngjarje, Nertil Buzi vret veten pas 5 orësh ngujim

Një snajperist i Forcave Speciale RENEA është vendosur në pozicion gati për qitje, mbi kodrën e fshatit Kurjan ku ishte ngujuar Nertil Buzi alias Refit Buzi, për çdo situatë, ndërkohë vazhdimisht pranë makinës janë afruar efektivë dhe drejtues të Policisë.

Ata kanë biseduar në distancë më pak se 5 metra larg, por Nertili refuzonte të dorëzohej.

Kryepolici i Fierit, Erion Ahmeti ka deklaruar për mediat më herët këtë të premte, se i riu nuk pranonte të dilte nga makina dhe qante vazhdimisht, duke ju thënë policëve se do të vriste veten. Fatkeqësisht, ashtu ndodhi.

Roskovec, Fier/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju  informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë,  ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t'u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese