Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohen 2 persona, 30 të tjerë në gjendje të lirë

Shkruar nga Newsbomb
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të
Foto nga përplasjet në protestë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 30 të tjerë, të cilët dyshohet se hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve të Policisë gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit O. P., 41 vjeç dhe A. I., 44 vjeçe. Të dy këta shtetas akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë lënë shtetasit, P. D., A. M., E. K., E. K., V. H., K. P., A. P., D. D., J. A., E. K., Y. T., M. R., V. M., A. B., S. D., E. I., A. S., E. H., E. S., I. D., E. P., C. M., D. T., E. L., F. A., A. Ç., A. Zh., F. S., A. B. dhe I. M., të cilët akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Si pasojë e incidenteve gjatë protestës, mbetën të lënduar gjashtë efektivë policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kapsolla të cilat u gjetën në një qese plasmasi që e mbante shtetasja e arrestuar A. I.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, pranë Parlamentit, identifikohen 32 shtetas.

Arrestohen në flagrancë 2 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 30 të tjerët.

Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie.

Më datë 23.07.2026, rreth orës 09:30, në rrugën “George Ë. Bush”, pranë Parlamentit, u zhvillua një tubim gjatë të cilit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur në drejtim të tyre, sende të forta, mjete piroteknike dhe sende të tjera.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 32 shtetas që dyshohet se kanë kryer këto veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit O. P., 41 vjeç dhe A. I., 44 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. D., A. M., E. K., E. K., V. H., K. P., A. P., D. D., J. A., E. K., Y. T., M. R., V. M., A. B., S. D., E. I., A. S., E. H., E. S., I. D., E. P., C. M., D. T., E. L., F. A., A. Ç., A. Zh., F. S., A. B. dhe I. M., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kapsolla të cilat u gjetën në një qese plasmasi që e mbante shtetasja e arrestuar A. I.

6 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese