Prokuroria e Gjirokastrës, ka mbyllet hetimet dy vjecare për të moshuarin Thoma Mastora i cili dyshohej si autori i vrasjes së dy të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, ngjarje e ndodhur në 2 maj të 2024.
Hetimet e shtrira në një periudhë kohore më shumë se dy vjeçare kanë nxjerrë në pah se 71-vjeçari Mastora është fajtori për vdekjen e dy të moshuarve të lartpërmendur. Për krimin që tronditi fshatin e Dropullit, Prokuroria kërkon që Thomas Mastora të dënohet me 3 vite burg.
“Hetimet mbi procedimin penal nr.240, të vitit 2024, arritën në përfundimin se i pandehuri Th.M., është fajtor dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në paraqitjen e diskutimit përfundimtar kërkon dënimin e tij me 30 vite burgim për vrasjen e çiftit të të moshuarve K.I. dhe K.I., në fshatin Bodrishtë, Dropull” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë:
Një natë para se të zbulohej krimi që tronditi mbarë opinionin publik, më 1 maj të 2024, Thomas Mastora kishte pirë kafe së bashku me dy viktimat.
Të nesërmen, Dropulli u zgjua me lajmin e rëndë: Dy të moshuarit moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre.
Në lidhje me ngjarjen , u vu menjëherë në pranga Thoma Mastora i cili u akuzua si autori i vrasjes së dy të moshuarve.
Ndonëse në dëshminë e dhënë Mastora mohoi se ishte ai autori i dhunës deri në vdekje të dy të moshuarve duke u shprehur para hetuesve që ta kërkojnë diku tjetër autorin, hetimet vërtetuan të kundërtën e pretendimeve të tij.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor kërkon 30 vite burg për shtetasin Th. M. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.240, të vitit 2024, arritën në përfundimin se i pandehuri Th.M., është fajtor dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në paraqitjen e diskutimit përfundimtar kërkon dënimin e tij me 30 vite burgim për vrasjen e çiftit të të moshuarve K.I. dhe K.I., në fshatin Bodrishtë, Dropull.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
