Hapësire reklamuese

Aktualitet

Krimi në Roskovec ishte i PARALAJMËRUAR! Nipi i viktimës jep detaje tronitëse: E ka kërcënuar disa herë me armë vajzën, policia e arrestonte prokuroria e lironte…

Shkruar nga Newsbomb
Krimi në Roskovec ishte i PARALAJMËRUAR! Nipi i viktimës jep
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi mëngkeisn e kësaj të premteje fshatin Vidhisht, në Roskovec. Ku Refit Buzi, 35 vjeç vrau me armë gjahu  ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori peng ish-gruan e tij.

Nipi i viktimës, e njëkohësisht fqinj me familjen, ka treguar se ngjarja në fakt ka qenë e paralajmëruar, pasi sipas tij Refit Buzi e kishte kërcënuar disa herë me armë vajzën e rrëmbyer. Për  të cilën ai thotë se është ish-e fejuara e tij.

Më tej ai është shprehur se në këto situata të përsëritura kërcënimesh, ai është arrestuar nga policia por prokuroria e ka liruar përsëri me shumë pak dënim ose fare.

“Dëgjova krisma në orën 5 të mëngjesit ishim në gjumë të gjithë edhe u çova nga gjumi dhe dola direkt nnë ballokon nga kati i dytë edhe pashë që po krijohej zhurmë nga shtëpia e xhaxhait. Pastaj dëgjova krismën e dytë, i bie policisë, policia s'e hapte telefonin.

Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë, është kapur disa herë ky person, edhe policia kap, prokuroria nxjerr, urdhëro sot është një ngjarje e rëndë.  Nusja e xhaxhait është në spital, ne nuk e dimë se si është gjendja.

Ka rrëmbyer edhe çupën, vajzën, ajo është 23-24 vjeç. Kanë qenë të paralajmëruara, për punën e vajzës, kanë pasur probleme si çift, dikur kanë qenë të lidhur, janë ndarë, erdhi kjo situatë sot.

Kjo është lajmëruar kushedi se sa herë, ka qenë edhe me kërcënime, ka kërcënuar edhe në Tiranë vajzën duke punuar atje, e ka kërcënuar me armë, edhe e ka marrë policia e ka nxjerrë pas një muaji.

Unë nuk e pashë autorin po më 90% është ky, Refit Buzi, ata ishin të fejuar më saktë. Kjo është situata.”, është shprehur ai për News.24

Krimi në Roskovec ishte i PARALAJMËRUAR! Nipi i viktimës jep
Aurori i Dyshuar © Shqi[tarja.com

Ndërsa i vëllai i viktimës u shpreh se autori kishte kërcënuar se do i vriste të gjithë. 

"Vetëm zhurmë dhe bërtisnin brenda. Nuk shkonim dot brenda se s’kishim armë. Ai bërtiste “hajdeni se do t’iu vras të gjithëve”. Morëm policinë, ka ardhur pas një ore. Doli nga dritarja, e mori edhe çupën peng, iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin probleme, tre herë është arrestuar dhe tre herë ka dalë. Ishte në Tiranë para disa mujash me armë. Këtu ishte në arrest shtëpie. I thoshte vajzës “pa mua nuk e bën dot jetën, do t’i vras të gjithëve”. Ishte vrasje e paralajmëruar”,  tha vëllai i viktimës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese